Kampioni i Kosovës në fuqi, ka kaluar në avantazh në derbin e qytetit ndaj Suharekës.
Almir Kryeziu arriti që ta dërgojë topin në rrjetë, në minutën e 28', raporton Klankosova.tv.
Pavarësisht që fillimisht u proklamua për pozitë jashtë loje, pas rishikimit në VAR, goli u pranua.
Ballkani do të ngjitet në kuotën e 47 pikëve nëse fiton sot, 13 sosh më pak se Drita e vendit të parë dhe tri më shumë se Malisheva që është e treta.
Kurse Suhareka mbetet e teta me 32 pikë, duke luftuar për mbijetesë në Superligë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.