Regjisori amerikan, Woody Allen, i ka kritikuar aktorët dhe aktoret që i kanë dalë kundër, duke thënë se nuk i kanë kërkuar faktet dhe se e kanë denoncuar pasi që një gjë e tillë ka hyrë në modë.
Allen është akuzuar nga bija e tij e adoptuar me Mia Farrow, Dylan, për abuzim seksual, dhe për 28 vjet nga ajo kohë ka pasur artistë që kanë refuzuar të punojnë me të.
“Aktorët nuk kanë ide për fakte dhe marrin pozicione publike dhe të sigurta vetë-shërbyese. Kush në botë nuk është kundër ngacmimit të fëmijëve?” ka thënë Allen për The Guardian.
“Kështu janë aktorët dhe aktoret që më kanë [denoncuar] dhe ha hyrë në modë për ta bërë këtë gjë, sikur të gjithë papritmas filluan të hanë lakër”, vijoi ai.
“Mendoja se njerëzit do t’i konsideronin si dokrra qesharake, menjëherë që nga dita e parë dhe kurrë nuk e kam marrë seriozisht. Është sikur të përballesh me një tregim se ke vrarë gjashtë njerëzt me mitraloz”.
“Mund t’ua jepni faktet tërë kohën, por faktet nuk kanë rëndësi. Për disa arsye, emocionalisht për ta ka rëndësi që të pajtohen me tregimin”.
https://www.youtube.com/watch?v=yIVRldiVDL8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.