Mesfushori me prejardhje shqiptare, Ardon Jashari, i cili iu bashkua kuqezinjve të Milanit nga Club Brugge, debutoi të dielën me ekipin e tij të ri.
Jashari, i lindur në vitin 2002 la të habitur edhe trajnerin Max Allegri, i cili duke folur për Sky Sport, transmeton Klankosova.tv , shprehu gjithë habinë e tij për debutimin e mesfushorit:
"Me Jasharin u habita nga ajo që bëri, sepse kishte bërë pak punë me topin dhe ishte stërvitur pothuajse gjithmonë vetëm. Ka përmirësime dhe punë për t'u bërë, duhet të ndërtojmë gjendjen e tij fizike dhe bindjen mendore. Nuk duhet të rrëmbehemi; për Milanin, fitimi i ndeshjeve duhet të jetë normë”, tha Allegri.
Në debutimin e tij, Jashari pati 61 minuta në dispozicion në për të prezantuar vetën në mënyrën më të mirë. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.