Fidan Aliti pas fitores së madhe ndaj Suedisë mbrëmë në "Fadil Vokrri", ka shpërthyer ndaj kritikëve nëpër studio televizive.
Kosova arriti të merrte fitoren e parë në këtë kampanjë kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm duke triumfuar në Prishtinë 2-0 me gola e Elvis Rexhbeçajt dhe Vedat Muriqit në pjesën e parë.
Mbrojtësi i Alanyasporit që luajti si titullar ndaj Suedisë në mungesë të kapitenit Amir Rrahmani, ka thumbuar nivelin e analistëve kosovarë duke i quajtur humoristë.
"Nuk ka rëndësi Fidani, amo Amiri apo Vedati. Dua t’i përgëzoj lojtarët e rinj që luajtën sot. Ju lumtë. Jemi mbrojtur dhe kemi pritur kundërsulmet. Kemi analizuar se çka nuk shkoi ndaj Zvicrës. Këtu në Kosovë bëhen shumë analiza pas ndeshjeve. Populli ynë e meriton një analizë profesionale. Këto që po i dëgjoj nuk janë analiza por humor. Në televizione bëjnë cirkus, i shtyjnë njerëzit që të qeshin. Për mua kjo nuk është analizë profesionale. Detyra jonë nuk është t’u përgjigjemi atyre. Detyra ynë është t’i injorojmë. Nuk kemi nevojë t’u përgjigjemi atyre që bëjnë shaka me lojtarët. Përgjigjja jonë ishte në fushë", deklaroi Aliti.
Kosova ndeshjen e ardhshme e ka sërish në "Fadil Vokrri", ndaj Sllovenisë më 10 tetor.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.