Artistët, Alicia Keys dhe Justin Bieber janë vetëm dy prej emrave të mëdhenj që pritet të ngjiten në skenë gjatë funeralit të rep artistit, Takeoff.
Eventi do të mbahet në memorialin e quajtur “Celebration of Life” këtë të premte nga ora 12:00, ndërsa organizimi i tij erdhi në shenjë respekti ndaj veprimtarisë muzikore të rep artistit.
Në këtë event pritet të marrin pjesë deri në 20 mijë njerëz, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
Ylli i grupit “Migos” u qëllua për vdekje javën e kaluar dhe ai ishte vetëm 28-vjeç, ndërsa autoritetet konfirmuan rastin e cilësuar si “vrasje”.
Justin Bieber kishte bashkëpunuar me të në këngët e tij goxha të suksesshme, “What You See” dhe “Looking for You”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.