San Antonio Spurs e ka nisur mbarë sezonin e ri në NBA. Ekipi i Gregg Popovich fitoi me tetë pikë dallim ndaj Minnesota Timberwolves, 107-99.
Në këtë përballje që u zhvillua në AT&T Center, LaMarcus Aldrige u paraqit më së miri duke arritur ‘double-double’ me 25 pikë e 10 kërcime.
Te humbësi, Andrew Wiggins kontribuoi me 26 pikë, por që nuk mjaftuan për Minessotan të fitoj.
Këta të fundit përballjen tjetër e zhvillojnë në shtëpi kundër Utah Jazz , kurse San Antonio do të jetë mysafir te Chicago Bulls.
klankosova.tv
https://youtu.be/G2UQR-6Wgh0
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.