Carlos Alcaraz e ka mundur pastër, 3:0 në sete, Novak Gjokoviqin, në gjysmëfinalen e parë të US Openit.
Spanjollit iu deshën gati dy orë e gjysmë për të kryer punë me serbin.
Ai fitoi setin e parë, 6:4, por pati vështirësi në të dytin, duke fituar 7:6.
Ndërkaq, setin e fundit e fitoi më së lehti, me rezultat 6:2.
Ai në finale pret fituesin e meçit midis Felix Auger Aliassime dhe kampionit në fuqi, Jannik Sinner.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.