Dyshja spanjolle, Carlos Alcaraz dhe Rafael Nadal janë eliminuar nga Lojërat Olimpike, pasi nuk arritën t'i bëjnë ballë amerikanëve, Austin Krajicek dhe Rajeev Ram.
"Nadalcaraz" nuk mundën të fitojnë më shumë se 6 'games', dy në setin e parë dhe 4 në të dytin, njofton klankosova.tv.
Ylli i moçëm spanjoll është eliminuar edhe nga garat teke të Olimpiadës së Parisit, ku megjithatë fituesi i edicionit të fundit të Wimbeldonit, Alcaraz, do të vazhdojë të jetë në garë, pasi së fundmi mundi 2-0 në sete rusin Roman Safiullin, 6-4 dhe 6-2.
Për Rafan nga ana tjetër mund të ketë ardhur koha që ta bind vetën për t'u pensionuar, duke mbetur kështu një prej legjendave të të gjitha kohërave në sportin e bardhë.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.