Carlos Alcaraz ka fituar titullin e radhës në karrierën e tij, pasi të dielën pasdite fitoi ndaj Jan Lennard Struff në finalen e Madrid Open.
2 ditë pasi mbushi 20 vjet, spanjolli i dhuroi vetës dhe tifozëve të tij trofeun e radhës, pasi triumfoi me rezultatin 2-1 në sete.
Në të parin fitoi 6-4, pastaj në të dytin gjermani ishte më i mirë duke fituar me shifrat 3-6, ndërsa në setin vendimtar Alcaraz fitoi 6-3, për ta mbyllur ndeshjen për 2 orë e gjysmë.
Numri dy i botës e mbrojti titullin e kampionit në Madrid Open, pasi të njejtin sukses e kishte arritur edhe në vitin 2022.
Ky është titulli i 10 në karrierën e Alcaraz, i cili misionin e radhës e ka garën e madhe të tenisit, French Open, që fillon më 22 maj.
https://www.youtube.com/watch?v=5ZweG8WfrBQ
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.