Numri 1 i botës në tenis, Carlos Alcaraz ka arritur gjysmëfinalen e parë në karrierën e tij në Australian Open. Spanjolli këtë arritje e shënoi pas fitores bindëse ndaj australianit Alex DeMinaur, 3-0 në sete.
Alcaraz ka arritur në këtë fazë në formë të shkëlqyer, ku ende s’ka humbur një set të vetëm. Përball tij në gjysmëfinale do të jetë gjermani, Alexander Zverev.
Numri 3 i botës fitoi 3-1 ndaj amerikanit Learner Tien, për të avancuar në gjysmëfinalen e katërt në karrierë në Australian Open. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.