Një moment i veçantë për njërin nga futbollistët më të rëndësishëm të kampiones së futbollit kosovar, Dritës.
Albert Dabiqaj ka arritur të kompletojë 100 paraqitje zyrtare me fanellën e klubit gjilanas, duke u bërë një nga lojtarët simbol të skuadrës "blu".
Dabiqaj, i cili është pjesë e Dritës prej disa sezonesh, ku ka qenë pjesë e rëndësishme në fazën ofensive, duke u dalluar për përkushtim, punë të palodhur dhe kontribut të vazhdueshëm në sukseset e ekipit.
Në këto 100 ndeshje, ai ka dhënë asistime të shumta, gola vendimtarë dhe gjithmonë është dalluar për shpirtin luftarak në fushë./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.