Kombëtarja e Kosovës në futboll U-19, është bërë me trajner të ri.
Lajmi u bë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Në vend të Adil Maliqit, është caktuar Albert Bunjaku.
"Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit kosovar", thuhet në njoftimin e federatës transmeton Klankosova.tv
Tutje në njoftimin e FFK-së, thuhet se pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane. Eksperienca e tij në futbollin gjerman do të jetë e rëndësishme për Kombëtaren U19 të Kosovës.
"Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez", thuhet ndër të tjera në njoftim transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.