Albena Pelaj, vajza e re kosovare me prejardhje nga Peja e cila ka lindur dhe është rritur në Norvegji, po tregon sukses të shkëlqyeshëm në hendbollin norvegjez.
Pelaj është në mesin e vajzave më të mira të grupmoshave 16-vjeçare, si lojtarja kryesore në ekipin e hendbollit norvegjez ‘Grane Arendal’.
Ajo do të jetë pjesë e rëndësishme e Norvegjisë në Kampionatin Evropian ‘EM 2021’ i cili do të mbahet nga data 5 deri më 18 gusht në Podgoricë të Malit të Zi, njofton klankosova.tv.
Më tej, nëse arrijnë të kualifikohen, garën do ta zhvillojnë në Slloveni duke synuar edhe finalen.
Sukseset e saj janë të njohura në vendin ku ajo jeton, derisa për të kanë shkruar edhe mediumet lokale.
Përndryshe, Albena Pelaj do të jetë edhe një yll tjetër i cili do t’iu bashkohet sukseseve të shumta dhe famës së shumë shqiptarëve të tjerë nëpër botë.
●●●
P
SHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.