Lajmet e fundit

Albana Kashoxha - autore e librit "Zemra e Shprehur"[/caption]
Ajo shkruan për padrejtësitë e jetës, dëshpërimin, gabimet, dashurinë e vrarë, ndjenjat e ndrydhura dhe tema të tjera nga jeta e përditshme.
"Ka dashuri, ka tema të jetës së përditshme. Vetë titulli 'Zemra e Shprehur' tregon se ka të bëjë me temë jetësore. Mund të them se 70 për qind të tyre mund të cilësohen si autobiografi".
"Më tepër më frymëzojnë ndodhitë e jetës. Unë më së liri e ndjej veten kur shprehem me poezi - jeta e përditshme me inspiron më tepër".
Edhe pse në maj të këtij viti botoi librin e saj të parë, Albana nuk e ka ndërmend që të ndalojë me kaq, pasi që shkrimi është një pasion i vërtetë i saj.
"Jam duke shkruar vazhdimisht. Libri i parë është ky, por në vitin e ardhshëm planifikoj ta botoj edhe librin tjetër".
Përveç poezisë, Kashoxha merret edhe me tekste muzikore, të cilat ajo ende nuk i ka publikuar në ndonjë platformë, por se synon t'i publikojë atë në një rast më të mirë.
Albana Kashoxha ka mbaruar shkollën e mesme për turizëm në Ulqin. Pasionin dhe talentin e saj për poezinë e ka shprehur qysh në fëmijëri.
klankosova.tv