Lajmet e fundit

Në shumicën e shkollave në Kosovë, psikologu nuk është aty çdo ditë.
Kjo ngase, shpeshherë, ai mbulon dy apo më shumë shkolla e mbi 1 mijë nxënës njëkohësisht.
Kjo ngase sipas Udhëzimit Administrativ nr.26/2013 për zgjedhjen e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet edukative arsimore parauniversitare, nenit 4, institucioni edukativ-arsimor duhet të ketë psikologun nëse ka mbi 1 mijë nxënës, raporton Kiks Kosova.
Për shkak të këtij kriteri dhe po ashtu edhe numrit të vogël të psikologëve shkollorë, që është 225 në krejt Kosovën, shkolla të ndryshme në mbarë vendin vazhdojnë të kenë mungesë të këtyre shërbyesve profesional.
Kiks Kosova ka mbledhur të dhënat për numrin e psikologëve dhe nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të 7 komunave të Kosovës.
Ndiqeni kronikën në vijim:
Për të gjitha informacionet, përfshirë palët e përfshira në këtë çështje, detajet i gjeni në artikujt e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/drejtoret-e-shkollave-behen-edhe-psikologe-video33/
https://klankosova.tv/300-nxenesit-e-carrallukes-pa-psikolog-shkollor-video33/
https://klankosova.tv/pse-ska-mjaftueshem-psikologe-neper-shkolla-flasin-njohesit-video33/