Policia rreth orës 18:00 ka pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Mirëpo, për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.
Ahmeti njoftoi gjithashtu se kanë nisur hetimet lidhur me këtë lajmërim që është cilësuar i rrejshëm.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/alarm-per-mjet-shperthyes-ne-stacionin-e-autobuseve-ne-prishtine-policia-evakuon-zonen/
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.