Trajneri i kombëtares së Kosovës Alain Giresse, e ka ftuar mbrojtësin e Ballkanit, Lumbardh Dellovën që t'i bashkohet ekipit për dy ndeshjet miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Ftesa e Giresse për Dellovën, erdhi pas lëndimit të futbollistit të Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti, i cili nuk do të jetë në dispozicion për "Dardanët" në këto dy ndeshje.
Mbrojtësi aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës.
Ndërkaq më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.
Kosova më 24 mars në "Fadil Vokrri" do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Burkina Fasos.
E kundër Zvicrës në Zurich më 29 mars.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.