Mbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, ka pësuar një lëndim të ri, ku pas testeve mjekësore, austriaku ka pësuar dëmtim në muskulin e këmbës së majtë.
Sipas gazetës sportive Marca, Alaba do të mungojë përafërsisht tri javë, që do të thotë se nuk do të jetë i gatshëm për pjesën e mbetur të Kupës së Botës për Klube, nëse Reali shkon në finale.
Alaba , i cili vazhdon procesin e rikuperimit pas këputjes së meniskut që pësoi prillin e kaluar , ka pësuar këtë pengesë të re ndërsa po përballej me fazën e fundit të rikuperimit të tij.
Ky është dëmtim tjetër për Alaban, i cili nuk ka arritur rikuperimin e dëshiruar që nga këputja e ligamentit që e pësoi në sezonin 2023-24.
Austriaku nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga prilli i kaluar kundër Getafes, ku u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.