Al Pacino ka zbuluar se ai pothuajse vdiq nga COVID-19 në vitin 2020.
Në disa intervista së fundmi, aktori tregoi përvojën e tij të kontraktimit të virusit, transmeton Klankosova.tv.
Aktori 84-vjeçar i tha Times në një intervistë të gjerë se ai filloi të ndihej “në mënyrë të pazakontë jo mirë” dhe më pas pati ethe dhe ishte i dehidratuar. “Nuk kisha puls”, tha ai.
Brenda pak minutash, një ambulancë u shfaq në shtëpinë e Pacinos dhe ai rifitoi vetëdijen nga ndihma e mjekëve.
“Ata ishin me veshje që dukeshin sikur të ishin nga hapësira e jashtme apo diçka tjetë”, tha ai. “Ishte disi tronditëse të hapje sytë dhe ta shikoje këtë. Të gjithë ishin rreth meje dhe thanë: ‘Ai është kthyer. Ai është këtu”.
I pyetur nëse frika shëndetësore ndryshoi mënyrën se si ai e jeton jetën e tij, Pacino tha për People: “Aspak”.
Por kjo nuk do të thotë se përvoja e la aktorin të pandryshuar.
Pacino, i cili aktualisht po përgatitet për një adaptim filmik të "King Lir" të Shekspirit, konfirmoi për Neë York Times se përvoja kishte një efekt metafizik.
“Unë nuk pashë dritën e bardhë. Nuk ka asgjë atje”, shpjegoi ai.
Përvoja e Pacinos është detajuar në autobiografinë e tij, "Sonny Boy", që do të botohet të sot.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.