Aktori i Hollivudit, Al Pacino do të bëhet sërish baba, tani në moshën 83-vjeçare, me partneren e tij 29-vjeçare Noor Alfallah që pret një fëmijë, sipas disa raportimeve, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Përfaqësuesi i Pacino-s e konfirmoi lajmin për media të shumta, duke përfshirë People, The Hollywood Reporter dhe E.
Aktori, i njohur më së shumti për rolet e tij në serialet "Scarface" (1983) dhe "The Godfather", ka tre fëmijë të tjerë - dy me Beverly D'Angelo dhe një me Jan Tarrant.
Alfallah punon si producente në industrinë e showbizit.
Pacino i bashkohet një liste në rritje të baballarëve të moshuar. Në moshën 79-vjeçare, aktori Robert De Niro ka mirëpritur së fundmi fëmijën e tij të shtatë.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.