Pas shkarkimit të Laurent Blanc nga Al-Ittihad, klubi arab po mendon të firmosë me ish-trajnerin e Liverpoolit, Jürgen Klopp, për të rikthyer stabilitet dhe prestigj në skuadër.
Sipas mediave saudite, oferta për trajnerin gjerman është e madhe, ndërsa emra alternativë si Xavi dhe Unai Emery gjithashtu konsiderohen, transmeton klankosova.tv.
Klopp aktualisht është Global Head of Football te Red Bull, por Al-Ittihad synon ta bindë të marrë drejtimin e klubit menjëherë, përpara rifillimit të sezonit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.