Aktorja e njohur kosovare, Aurita Agushi, ka komentuar Kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahemtin, për disa nga deklarimet e tij dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Agushi në reagim në llogarinë e saj të facebook, ka kritikuar Ahmetin i cili pretendon edhe një mandat tjetër për qeverisjen e kryeqytetit, duke thënë se diskutimet e tij rreth çështjes së realizimit të projektit të autobusëve të trafikut urban, janë lloj i ofendimit të intelegjencës, transmeton Klan Kosova.
''Akoma me autobusa z. Kryetar ? Ti vërtetë ke studiu ne Harward , por të lutem mos na e ofendo intelegjencen kaq shumë !
P.S .
Jam mundu me u përmbajtë gjatë kësaj fushate po bash m’kërsiti kur po dëgjoj tu u folë për autobusa katër vite dhe po vazhdon!'', ka përfunduar Agushi, transmeton Klan Kosova.
Agushi është pjesë e shumë filmave shqiptar ndërsa ishte pjesë edhe e filmir ''Shok'' i nominuar për çmimin Oscar.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.