Ylli i “Hollyoaks”, Ali Bastian ka treguar se është diagnostikuar me kancer në gji pasi zbuloi një gungë gjatë ushqyerjes me gji fëmijën e saj.
Aktorja, do t’i nënshtrohet një mastektomie dhe trajtimi me rrezatim vitin e ardhshëm dhe aktualisht është duke kryer kimioterapi, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte një tronditje totale. Kam mëngjes kur zgjohem dhe harroj dhe pastaj papritur më kujtohet”, tha ajo.
Në fillim, mjekët besuan se gunga ishte thjesht një kanal i bllokuar i gjirit, por pas një raundi antibiotikësh, ajo kishte bërë teste të mëtejshme në një klinikë të specializuar e cila përfundimisht konfirmoi praninë e qelizave kancerogjene.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.