26.02.2018 · përditësuar para 3056 dite1 min lexim
Aktorja e Bollywood-it, Sridevi, ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes aksidentale, thotë së fundi një raport i mjekësisë ligjore.
Sipas Gulf News, aktorja në ato momente ishte nën ndikimin e alkoolit kur ajo humbi balancin e saj dhe ra në vaskën e dhomës së saj në një nga Kullat e Emirateve në Jumeirah, njofton Klan Kosova.
Gazeta duke cituar një zyrtar të policisë tha se "hetimi vazhdonte ende për të përcaktuar rrethanat që shtjellojnë aksidentin".
Raporti vjen pasi përgatitjet në Mumbai janë në proces për funeralin e Sridevit, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.