Në 26-vjetorin e vrasjes së aktores Adriana Abdullahu nga forcat serbe, sonte nga ora 20:00 jepet shfaqja “Fluturimi mbi folenë e qyqes” me regji nga Erson Zymberi.
Ngjarja mbahet në Teatrin Adriana në Ferizaj, teatër ky që mban emrin e aktores së talentuar, vajzës energjike dhe bashkëkohore, transmeton Klankosova.tv.

Aktorja Adriana Abdullahu u vra më 22.03.1999 nga një breshëri automatiku nga forcat paramilitare serbe në një prej kafeneve të Prishtinës, e shoqëruar me kolegët tjerë aktorë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.