Aktori amerikan Morgan Freeman ka kërkuar falje publike pas akuzave të bëra në drejtim të tij për ngacmime seksuale.
Në reagimin e tij të lëshuar ai thotë se nuk ka dashur asnjëherë ta bëjë dikë të ndihet i parespektuar apo jorehatshëm, njofton Klan Kosova.
Në një deklaratë publike të mëngjesit të kësaj të enjte 80 vjeçari thotë:
''Secili që më njeh mua dhe që ka punuar me mua, e di se unë nuk jam ai person që ofendoj dikë apo e bëj dikë të ndihet keq''.
Në një raport të botuar nga CNN, disa gra pohuan se ishin viktima të ngacmimit dhe sjelljes së papërshtatshme nga aktori 80-vjeçar.
Në raport, dy gra duke përfshirë një asistente regjisori në Going In Style, thanë se u prekën pa dëshirë nga aktori.
Gruaja deklaroi se aktori kishte bërë komente në lidhje me pamjen dhe veshjen e saj dhe se pozicionoi dorën mbi kurrizin e saj.
Ajo poashtu tha se ai e pyeste nëse kishte veshur të brendshme, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.