15.08.2017 · përditësuar para 3253 dite1 min lexim
Aktori i mirënjohur shqiptar është duke marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Sarajavë ku po paraqitet me dy projekte të tij “Invisible” të regjisores Amra Mehiç dhe “Zhaba” të regjisorit Elmir Jukiç, njofton Klan Kosova.
E gjatë këtij udhëtimi, Tafa pas premierës së filmit në Sarajevë, është takuar me këngëtaren Fahreta Jahiç që publiku e njeh si Llepa Brena – ajo që dikur ka qenë më e famshmja në kohën e ish-Jugosllavisë.
Aktori këtë takim e dokumentoi me një fotografi të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar: “Me Fahreta Jahic(Llepa Brena) mbase premieres se Filmit ne Sarajeve”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.