Sebastian Stan do të bëhet baba.
Të hënën u zbulua se aktori 43-vjeçar, fitues i çmimit “Golden Globe”, dhe e dashura e tij, Annabelle Wallis, presin fëmijën e tyre të parë së bashku, sipas TMZ-së, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, nuk janë zbuluar detaje të tjera, përfshirë datën e lindjes ose gjininë e foshnjës.
Nëse nuk e dini, Sebastian dhe aktorja 41-vjeçare e Peaky Blinders janë të lidhur që nga viti 2022. Të dy zakonisht e mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes dhe nuk ecin shpesh së bashku në tapetin e kuq, por ata bënë një paraqitje të lezetshme në vitin 2024.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.