Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu, ka dalur në mbështetje të Vasfije Krasniqit- e mbijetuara e dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, e cila një natë më parë dha rrëfimin ekskluziv për përjetimet e saj.
Përmes një reagimi të tij në facebook, Spahiu, ka thënë se Vasfija është heroinë dhe monument i gjallë së cilit duhet t’i përkulen për të luftuar të drejtën e saj, njofton Klan Kosova.
''Nje heroinë si Vasfija!
Zonja që paska fol dje është monument i gjallë të cilit duhet t'i përulemi ta nderojmë e të luftojmë për të drejtën e saj! Është trishtim fakti që ka shumë gra të cilat akoma nuk guxojnë të flasin publikisht nga frika e ndonjë gjykimi kolektiv. Fati jonë është tragjik! Ne nuk duhet të harrojmë. Po ne duhet të ecin përpara poashtu!''
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.