Wayne Knight, aktori i njohur për rolin e tij si Newman në serinë"Seinfeld," ka zbuluar se humbja e 45 kilogramëve ka pasur një ndikim negativ në karrierën e tij.
Ai ka dhënë një intervistë në aeroportin LAX në Los Angeles, kua ka thënë që mundësitë për role kanë rënë që kur ai ka humbur peshë, duke shtuar se ndërrimi i pamjes ka kërkuar kohë për t'u pranuar nga industria.
Knighti theksoi se ky proces ka qenë gradual dhe se humbja e peshës ka ndodhur gjatë disa viteve.
Megjithatë, ai mbetet optimist dhe shpreson se mundësitë për punë do të rikthehen në të ardhmen.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.