Ed Asner, i njohur edhe si Legjenda e Hollivudit ka vdekur në moshën 91 vjecare.
Vdekja e aktorit shtatë herë fitues të Emmy u konfirmua nga familja e tij në llogarinë e tij në Tëitter të dielën në mëngjes.
"Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndiejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhej në deklaratë, shkruan People, përcjell Klankosova.tv
Asner ishte më i njohur për rolin e Lou Grant në “The Mary Tyler”, “Moore Show” si dhe “Lou Grant”, duke provuar bërjen e tij komike dhe dramatike.
Asner është interpretuesi mashkull më i dekoruar në historinë e Emmy dhe mori Çmimin “Screen Actors Guild Life Achievement Award” në 2001. Ai është gjithashtu rrëmbyes i pesë çmimeve Golden Globe dhe fitoi yllin e tij në Walk of Fame të Hollivudit në 1992.
Asner ka lënë katër fëmijët e tij: binjakët Mattheë dhe Liza, vajzën Kate dhe djalin Charles.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.