Aktori dhe komediani amerikan Bob Saget, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin "Full House", ka vdekur papritur në moshën 65-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
Aktori u gjet pandjenja nga stafi në dhomën e tij në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida të dielën.
Oficerët nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Orange mbërritën pas një telefonate nga stafi i hotelit dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.
Detajet e sakta rreth vdekjes së tij mbeten të paqarta, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Por në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter, Departamenti i Sherifit tha se detektivët nuk kishin gjetur asnjë shenjë të dyshimtë ose të përdorimit të drogës gjatë hetimeve fillestare.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.