Lajmet e fundit

Në një konferencë për media të organizuar nga PrfiFilm Festival, ishte aktori afrikan Alassane Sy filmi i të cilit “Mediterranea” ishte filmi që hapi mbrëmë edicionin e tetë të këtij festivali.
Ai për Klan Kosovën ka thënë se është shumë i lumtur që gjendet në Kosovë.
“Jam i lumtur që jam në Kosovë dhe nga përshtypjet e para Kosova më duket shumë më mirë se sa kam menduar”.
Filmi “Mediterranea”, flet për refugjatët si dhe vështirësit që ata përballojnë në tentim për të gjetur një jetë më të mirë.
PriFilm Fest, ka filluar mbrëmë dhe do të përfundojë më 29 prill.