Lajmet e fundit

Hetimet, sipas burimeve, kanë nisur që para dy vitesh, kur janë vërejtur mospërputhje në shifrat e importit të naftës në Kosovë. Krahasuar me vitet 2023, në 2024 dhe 2025 është evidentuar rritje e sasisë së importuar të naftës nga jashtë.
Ajo bëri të ditur se dyshimet lidhen me një skemë mes kompanive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku kompanitë kosovare kanë importuar naftë nga jashtë, por për shkak të kostove dhe procedurave doganore, dyshohet se përmes tranzitit në Shqipëri janë kryer manipulime me dërgesat.
Në aksion, përveç Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në asistim janë edhe njësitë e Krimeve Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ndërsa sipas burimeve, hetime paralele po zhvillon edhe SPAK në Shqipëri./Klankosova.tvSipas hetimeve, në disa raste maunat dyshohet se janë dorëzuar me ujë në vend të naftës, ndërsa nafta reale është shitur në tregun e zi në Shqipëri, ku kanë pëfituar edhe ato të Kosovës dhe të Shqipërisë. Aksioni në disa lokacione po vazhdon por në Prishtinë, sipas informacioneve ka përfunduar, ndërsa dyshohet edhe për arrestime, por numri i saktë ende nuk është konfirmuar.