Dy shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor që ka ndodhur në Kanada.
Katër anëtarë të një familje shqiptare që udhëtonin me veturë u përplasën me një automjet tjetër në Ontario.
Mediat kanadeze raportojnë se viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç.
Në aksident janë lënduar bashkëshortja e Fatos Metko, Maralba dhe vajza e tij Brianna.
Ato janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident humbën jetën dy persona të tjerë me shtetësi kandaze, Cynthia Caraoa 51 vjeç dhe 9-vjeçarja Anika Caraoa e Winnipeg. Ndërkohë, tre persona të tjerë nga automjeti i dytë kanë mbetur të plagosur.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.