Dyshohet se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku edhe janë parë duke mbuluar trupin e viktimës.
Për konfirmimin e rastit, Klan Kosova është në pritje të përgjigjes nga policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.