Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit (shofer i kamionit) për shkaktimin e një aksidenti me fatalitet, që ndodhi dje në rrugën "Ibrahim Rugova" në Lipjan.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.
Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka vdekur një person i moshës 71-vjeçare/ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/viktima-e-aksidentit-ne-lipjan-eshte-nje-71-vjecar/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.