Lajmet e fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se si institucion i rendit dhe ligjit janë të gatshëm që t’i marrin masat e duhura në trafikun rrugor.
Kjo pason pas aksidenteve të fundit me fatalitet në Prizren dhe Podujevë, njofton KlanKosova.tv.
“Divizioni i trafikut ka synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Jemi furnizuar me pajisje inteligjente dhe në të ardhmen do të pajisemi. Që të mund t’i përdorim pajisjet inteligjente duhet shtyrë përpara ligji që barra t’i bie pronarit të automjetit. Policia është duke u angazhuar për shtimin e prezencës policore në terren”, është shprehur Hoxha në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.