Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur sonte në Veternik të Prishtinës.
Sikur shihet në videon e Klan Kosovës, vetura ka goditur një shtyllë.
Klankosova.tv ka kontakuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje në lidhje rastin.
Ndërkaq, Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë të lënduar nga ky aksident.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.