Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan sot në orët e pasditës.
Rasti ka ndodhur në rrugën "Ibrahim Rugova".
Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Policia.
Në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe veturë, ku si pasojë shoferi i veturës ka vdekur.
Lidhur me rastin i dyshuari (shoferi i kamionit) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Për detaje tjera, Klankosova.tv do t'ju mbajë të informuar/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.