Lajmet e fundit

“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit,” deklaroi Krasniqi.Krasniqi, theksoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.