Lajmet e fundit

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova për Klankosova.tv.Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e personit të lënduar nuk është bërë e ditur.