Një aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në Prishtinë në rriuën “Robert Doll”, ku si pasojë ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:20 në rrugën "Robert Doll" Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”.
Me rastin është duke u marr njësiti i trafikut.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.