Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.
“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Elezaj.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.