Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë, ku një veturë është përmbysur në rrugë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Klankosova.tv tregojnë automjetin e përmbysur, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te aksidenti.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar se a ka persona të lënduar.
Klankosova.tv do t'ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo ato të bëhen të ditura.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.