Agjencia Kundër Korrupsion doli së fundi me një opinion, i cili u bë shkak që Sinan Kajtazi, të mos ushtrojë më shumë se 12 ditë pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Kajtazi njoftoi të martën që e lëm pas se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të BKK-së, pasi opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsion dha vlerësim që pozita e tij e tillë do të përbënte ''konflikt interesi'', njofton Klan Kosova.
Deri në janar të këtij viti, Sinan Kajtazi, ishte kryetar i Këshillit Drejtues të BKK-së, dhe kjo del të jetë arsyeja që ai për dy vjet pas largimit nga kjo pozitë të mos ketë të drejtë të ushtrojë detyrën e drejtorit të institucionit.
https://klankosova.tv/jep-doreheqje-drejtori-i-sapozgjedhur-i-baletit-te-kosoves/
Megjithatë krahas kësaj, rast i ngjashëm pati ndodhur edhe më 2014, kur drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës ishte zgjedhur Arben Zharku, pasi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryesuesit të Këshillit Drejtues të këtij institucioni. Atëbotë, Agjencia Kundër Korrupsion pati dhënë verdiktin e saj se bëhet fjalë për çështje etike por jo të ketë konflikt interesi, njofton Klan Kosova.
Dokumentet më poshtë tregojnë më së miri opinionin e AKK-së e cila në rastin e Arben Zharkut kishte konstatuar se bëhet fjalë për çështje etike por jo konflikt interesi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.