Xhudisti Akil Gjakova, është renditur i shtati në Kampionatin Evropian të këtij sporti që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.
Rreth rezultatit të Gjakovës, ka shkruar edhe Komiteti Olimpik, transmeton Klankosova.tv.
“Me dy fitore (rrethi e parë i lirë), Akili arriti deri në çerekfinale ku pas një lufte maratonike, rreth 16-minutëshe me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvilli, pësoi humbje, për t’u ndalur më pas edhe në rrugëtimin drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
KOK ka shkruar edhe për ecurinë e garimit të xhudistit tjetër, Dardan Cena.
Cena arriti deri në 1/8 e finales, duke shënuar dy fitore, po ashtu në kategorinë -73 kg.
“Dy fitoret e tij dhe vendi i shtatë për Akilin, në një konkurrencë të jashtëzakonshme të kategorisë -73 kg, vlerësohen të suksesshme. Kujtojmë që dje, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.