Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Gjakova arriti fitore të rëndësishme në 1/8 e finales ndaj moldavit Victor Serpu, të cilin e mposhti me një “Ippon”.
Më herët, në raundin e 1/16-ës, ai kishte eliminuar francezin Maxime Gobert. Gjakova tani synon një vend në gjysmëfinale dhe një tjetër medalje evropian./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.