Është zyrtarizuar marrëveshja për kalimin te Interi të Manuel Akanjit, me zikaltërit që i kanë “rrëmbyer” Milanit një objektiv merkatoje.
I fundit para këtij viti ishte ai për Frattesin.
Oferta, kundëroferta, ndërhyrje, manovra penguese dhe goditje në momentin e fundit, këta janë “derbit” e merkatos ndër vite.
Manuel Akanji 2025
Zikaltërit, në një veprim të vërtetë surprizë ditën e fundit të merkatos, kanë marrë Manuel Akanjin, një objektiv i Milanit. Vendimtare ishte mundësia për të luajtur në Champions League, faktor kyç që e bindi zviceranin.
Davide Frattesi 2023
Zikaltërit vendosën të jepnin goditjen përfundimtare dhe ta mbyllnin marrëveshjen me Sassuolon: huazim me pagesë (6 milionë) dhe detyrim blerjeje me një çmim fiks prej 27 milionë euro, plus 5 milionë bonuse dhe kartoni i Mulattierit (i vlerësuar 6 milionë). Milanit nuk i mbeti asgjë për të bërë, që u përpoq me ngulm deri në fund.
Marcus Thuram 2023
Ardhja e djalit të Lillian Thuram, që i përfundoi kontrata me Monchengladbach, ndodhi me parametër zero, me lojtarin që ishte gjatë në radarin e Milanit. Kuqezinjtë kishin edhe një marrëveshjeje në parim me lojtarin, por ndërhyrja e zikaltërve doli vendimtare.
Sandro Tonali 2020
Interi ishte i pari që lëvizi për mesfushorin e Brescias, por Marotta nuk bëri hapin vendimtar dhe Milani hyri fuqishëm duke shfrytëzuar dëshirën e lojtarit për të mësuar shpejt të ardhmen e tij dhe mbi të gjitha tifozllëkun e tij: Tonali, në fakt, ka qenë gjithmonë tifoz i Milanit që nga fëmijëria.
Stefano Sensi 2019
Që në prill, kuqezinjtë kishin vënë në shënjestër mesfushorin e Sassuolos dhe dukeshin të vendosur ta blinin. Por ardhja e Antonio Contes në stolin zikaltër ndryshoi gjithçka.
Geoffrey Kondogbia 2015
Milani ishte i bindur se e kishte mesfushorin në dorë pas një darke me nënkryetarin e Monacos dhe agjentët e lojtarit, ku u hodhën bazat për marrëveshjen. Por ndërhyrja e drejtuesve zikaltër, Ausilio e Fassone, me drejtorin sportiv të Monacos dhe përfaqësuesit e lojtarit, ndryshoi gjithçka.
Giacomo Bonaventura 2014
Ditën e fundit të merkatos: mesfushori i Atalantas hipi në makinë drejt Milanos për të firmosur me Interin, ndërkohë që Milani kishte mbyllur marrëveshjen për shkëmbimin Biabiany-Zaccardo. Marrëveshja dështoi për shkak të moskalimit të vizitave mjekësore nga sulmuesi anësor: Galliani atëherë vendosi të hidhej me vendosmëri mbi Bonaventuran, duke e bindur të pranonte kuqezinjtë.
David Suazo 2007
Për të ndezur derbin e merkatos ishte sulmuesi i Cagliarit. Suazo kishte marrëveshje personale me Interin, ndërsa për kartonin kishte një klauzolë prej 14 milionësh. Një shumë që Interi nuk donte ta paguante, ndryshe nga Milani, që arriti akord me Cellinon, presidentin e atëhershëm të sardëve. Galliani shpalli marrëveshjen por më pas u tërhoq përpara dëshirës së lojtarit për të shkuar te Interi, që në fund e bleu duke paguar pak më pak se klauzola dhe duke përfshirë bashkëpronësinë e Acquafrescës.
Zlatan Ibrahimovic 2006
Suedezi ishte duke u larguar nga Juventusi i rënë në Serie B, teksa për të kishte interes edhe Milani, që megjithatë duhej të luante në fazën parakualifikuese të Championsit dhe pa sigurinë e hyrjes në fazën e grupeve nuk mund të mbyllte transferimin. Interi ofroi 24,8 milionë dhe mbylli marrëveshjen. Vendimtare ishte edhe këmbëngulja e Mancinit mbi lojtarin, që zgjodhi kështu Interin. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.