19.04.2016 · përditësuar para 3730 dite1 min lexim
Njerëz të etur për një pjesë histori kanë ofruar deri ën 15.000 për një qese me ajër nga ndeshja e fundit në karrierë e Kobe Bryant.
Qesja me mbishkrimin “Ajër nga ndeshja e fundit e Kobe” është vënë në ankand nga një përdorues i eBay me pseudonimin cardemon_huskers2015 gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.
Ofrimi në ankand i qeseve me ajër nga organizimë të ndryshme nuk është gjë e re, pasi më herët një e tillë e “ajër nga koncerti i Kanye West” qe ofruar dhe pati arritur çmimin 60.000 dollarë para se të hiqej nga stafi i eBay.
Sipas Sports Illustrated, çmimi për këtë të fundit filloi nga 1 dollar, para se të arrinte “shifrën astronomike” prej 15.000 dollarësh.
Fatëkeqësisht për fansat e Black Mamba, ajo u hoq nga ankandi nga zyrtarët e eBay për shkak se nuk i plotësonte kriteret për t’u shitur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.